Sami Kurteshi me anglishte sakate i hakërrehet Borrellit: Stop with gossip of nonsense

Sami Kurteshi me anglishte sakate i hakërrehet Borrellit: Stop with gossip of nonsense

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ish deputeti i famshëm i kësaj partie, Sami Kurteshi, ka qortuar ashpër Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrellit, pas reagimeve që ky i fundit i bëri ndaj aksionit në Veri.

Kësaj here, Kurteshi ka shkruar në gjuhën angleze kundër z. Borrell por me shumë gabime drejtshkrimore e sintaksore.

“Mr. Borrell, You are not against organised crime,” – fillon fjalën e tij Kurteshi, edhe pse ndoshta duhet ta mësojë që “organized” shkruhet me “z” dhe jo me “s”, përcjell Periskopi.

Kurteshi e akuzon Borrelin se nuk e përfaqëson filozofin e BE-së për shtetin në fjali të tjera me shumë gabime drejtshkrimore.

“Z. Borrell, nëse nuk tërhiqeni, ndaleni thashethemen e kësaj budallallëqeje,” është fjalia tjetër e Kurteshit, krejtësisht e pakuptueshme.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar:

Mr. Borrell, You are not against organised crime!

Mr. Borrell you do not represent EU philosophy of State!

Mr. Borrell, you must not be enemy of Kosova, to be a friend of organised crime in Balkans!

Mr. Borrell, if you are not human rights activist, you must not be a friend of war criminals Vucic and Dacic!

Mr. Borrell, if you do not withdraw, stop with gossip of nonsense!

#EnoughIsEnough!

Shpërndaje në: