Sami Kurteshi për koalicionin VV-PDK: Po a? Me PDK paskan bo a? Shumë mirë, prej juve po dëgjoj

Sami Kurteshi për koalicionin VV-PDK: Po a? Me PDK paskan bo a? Shumë mirë, prej juve po dëgjoj

Anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së, Sami Kurteshi, ka arritur që ta komentojë marrëveshjen e partisë së tij me PDK-në në Gjilan.

Ai ka thënë se lajmin për koalicion po e dëgjonte për herë të parë nga gazetari që e thirri, kolegu i Blicit.

“Po a? Me PDK-në paskan bo a? Shumë mirë, prej juve po dëgjoj,” ka thënë z. Kurteshi, derisa ka shtuar se nuk ndodhet në Kosovë.

Kurteshi ka shtuar se koalicion ka mundur të arrihet edhe me parti të tjera, duke përmendur edhe Lista Srpskan.

“Më mirë me partitë shqiptare se sa me Listën Serbe. PDK, LDK, AAK, kushdo qoftë,” është shprehur ai. /Periskopi

Shpërndaje në: