Sami Lushtaku i prerë: PDK nuk guxon në asnjë mënyrë me hy në koalicion me VV

Sami Lushtaku i prerë: PDK nuk guxon në asnjë mënyrë me hy në koalicion me VV

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, ishte i ftuari i radhës në emisionin “Reel Talk me Maxhunin” në Periskopi, ku ka folur ndër të tjera rreth situatave aktuale në vend.

I pyetur nga gazetari Nebih Maxhuni, nëse është i mundshëm një koalicion mes VV’së dhe PDK’së, z. Lushtaku ka qenë i prerë duke thënë se “PDK në asnjë mënyrë nuk guxon të shkojë bashkë me Vetëvendosjen”.

“Jo, jo unë mendoj se PDK me Vetëvendosjen në asnjë mënyrë nuk guxon me qenë bashkë. Ato fyerjet që i ka bë Albin Kurti dhe VV – na ndanë një oqean mes vete. Nuk ka shance. PDK nuk guxon me shku me VV’në. Nuk e lejon elektorati i saj. Nuk kemi asnjë mundësi, asnjë shancë”, tha z. Lushtakku në emisionin Reel Talk me Maxhunin në Periskopi.

Tutje, ai ka dhënë mendimin e tij se si vendi mund të dal nga ky ngërç aktual politik.

“E vetmja zgjidhje është me shku në zgjedhje. Ne nuk shohim tjetër rrugë. Nuk frikësohemi, absolut jo. PDK bile ka arsye me shku në zgjedhje, me i tregu qytetarit që ky është i papërgjegjshëm dhe ky luan me fatin e këtij vendi. Mënyra qysh është sjell Albin Kurti, qytetarët duhet me ia tregu vendin”, përfundoi z. Lushtaku. /Periskopi/

VIDEO:

 

 

Intervistën e plotë mund ta ndiqni të shtunën nga ora 22:00 në Periskopi dhe T7

Shpërndaje në: