Samiti me mbi 120 shtete në Beograd: Novosti thotë se edhe 10 shtete do ta tërheqjen njohjen për Kosovën

Samiti me mbi 120 shtete në Beograd: Novosti thotë se edhe 10 shtete do ta tërheqjen njohjen për Kosovën

Gazeta e njohur Novosti ka shkruar se nga 120 shtete që morën pjesë në samitin e vendeve të Painkuadruara, deri në 70 nuk e kanë njohur Kosovën dhe të paktën dhjetë shtete tjera janë të gatshme për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pati reaguar në Facebook për fushatën e Serbisë në samitin që po e organizonte vetë në Beograd.

Serbia ka provuar të forcojë pozitën e saj gjeostrategjike pas kritikave të shumta në lidhje me blerjen e armëve nga Kina dhe Rusia.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u shpreh gjatë ditës së sotme se “Samiti nuk ishte përdorur për asnjë propagandë, por vetëm për promovimin e shtetit të Serbisë, dhe vlerave të qëndrueshme si paqja, integriteti territorial dhe sovraniteti”, raporton Kosovo Online, përcjell Periskopi.

Po ashtu, Novosti ka raportuar që Serbia ka marrë mbështetje edhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, tregtinë e armëve, ushqimit dhe produkteve të tjera si dhe për diplomacinë kulturore.

Kujtojmë që në këto ditë të vështira për shtetin dhe diplomacinë e Kosovës, vendi ynë ende lëngon nga mungesa e ambasadorëve në disa shtete kyçe. /Periskopi

Shpërndaje në: