Sampdoria-Napoli: Këto janë formacionet zyrtare

Sampdoria-Napoli: Këto janë formacionet zyrtare

Sonte vazhdon xhiroja e pestë në Serie A.

Një përballje tejet interesante do të zhvillohet nga ora 18:30 mes Sampdorias dhe Napolit.

Napolitanët e kanë nisur shumë mirë këtë sezon dhe pas katër xhirove të para kanë pikët e plota 12 sosh.

Në anën tjetër Sampdoria nuk është në formë aq të mirë, pasi ka pesë pikë momentalisht në pozitën e 12.

Ekipi i Luciano Spallettit kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve në këtë duel, ndërsa Sampdoria para tifozëve të saj do të mundohet të marr tre pikët.

Spalletti ka vendosur ta inkuadrojë nga minuta e parë sërish Amir Rrahmanin.

Formacioni i Sampdorias: Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Adrien Silva, Damsgaard; Caputo, Quagliarella

Formacioni i Napolit: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz, Zielinski; Lozano, Osimhen, Insigne

Shpërndaje në: