Samsung do ta prezantojë tastierën me të cilën mund të shkruash pa e prekur telefonin

Samsung do ta prezantojë tastierën me të cilën mund të shkruash pa e prekur telefonin

Kompania nga Koreja e Jugut, Samsung, ka njoftuar se do ta prezantojë tastierën e vet virtuale eksperimentale gjatë panairit CES 2020, e cila mbështetet në kamerën e përparme të përdoruesit, si dhe në AI, me qëllim që të mundësohet shkruarja pa e prekur smartphonin.

Kjo do të thotë që kamera e përparme e telefonit do t’i detektojë duart dhe gishtat e përdoruesit dhe do të përpiqet të përcaktojë se çfarë është duke u shkruar në varësi të pozitës së gishtërinjve.

Sipas Samsungut, SelfieType është një tastierë virtuale që e përdor kamerën e përparme selfie. “Motori SelfieType AI i analizon lëvizjet e gishtërinjve mbi kamerën e përparme dhe i konverton ato në inpute si tastierat QWERTY, shkruan KOHA Ditore. SelfieType nuk kërkon hartduer shtesë dhe është shumë i adaptueshëm për pajisjet e ndryshme mobile, siç janë telefonat, tabletët dhe laptopët”, sipas kompanisë.

Kjo është pjesë e programit të Samsungut C-Lab Inside, i cili paraqet projekte të krijuara nga punonjës në kompaninë e Koresë së Jugut. Eksperimentet si SelfieType do të prezantohen në kuadër të ngjarjes CES 2020, ndërsa se a do të bëhen komerciale kjo mbetet për t’u parë.

 

Shpërndaje në: