Sarabia: Do të luajmë kundër një ekipi mbrojtës

Sarabia: Do të luajmë kundër një ekipi mbrojtës

Sulmuesi i Spanjës, Pablo Sarabia, ka folur para ndeshjes me Kosovës, ku sipas tij kundërshtari do të mbrohet.

Sipas tij objektivi i Spanjës, është që të fitojnë tri pikë në këtë takim, edhe pse në momente të ndeshjes, pret presion.

“Unë pres një lojë kundër një kundërshtari të tërhequr, ku ne do të duhet të kemi një shkallë të lartë të qarkullimit të topit, duke përfituar nga krahët për të krijuar mundësi. Unë mendoj se ne do të luajmë kundër një ekipi mjaft mbrojtës”, ka thënë fillimisht Sarabia.

“Unë do të përpiqem të ndihmoj ekipin, të krijoj raste për gol, që mendoj se është roli im si një lojtar sulmues”.

“Objektivi i parë është të fitojmë dhe të marrim tre pikët. Ne duhet të bëjmë një lojë të madhe dhe mendoj se kjo është një nga virtytet që kemi. Ne do të vazhdojmë të sulmojmë ashtu siç jemi”.

“Ekipi kombëtar spanjoll ka lojtarë shumë të mirë dhe do të jetë një garë shumë e shëndetshme dhe e bukur. Çdo skuadër do t’i donte këta lojtarë. Askujt nuk i garantohet pozita”.

“Është e mundur që ata të na bëjnë presion, por ne shpresojmë të dalim nga kjo dhe të bëjmë lojën. Mendoj se dominimi i posedimit të topit është një nga armët tona të mëdha”, ka thënë Sarabia.

Shpërndaje në: