Sarajeva lutet: Ndaleni Dodikun
Politikanë boshnjakë paralajmërojnë se do të rrënohet shteti, nëse RS nuk tërhiqet nga votimi.
Ahmetoviq, nënkryetar I SDA-së dhe deputet në Parlamentin e BeH, deklaron se referendumin, i cili mund të çojë deri te destabilizimi i vendit, mund ta ndalin vetëm Incko ose Vuçiq, njofton gazeta Veçernji Novosti.
Ndërsa nënkryetari Salkiq deklaron se Vuçiq mund ta ndalë referendumin, nëse deklarata e tij në takimin me Baiden, “se një xixë mund ta kallë rajonin”, ishte e sinqertë, transmeton RTK.
Por kryetari i Republikës Srpska,Milorad Dodik, thot se nuk rrënojmë paqen. Referendumi është çështje jete dhe se Srebrenica është pjesë e Republikës Srpska.
Bakir Izetbegoviq, kryetar i SDA-së deklraon se BeH shkon drejt konfrontimit, nëse realizohet referendumi në Republikën Srpska.
Ndërkaq ambasadat në BeH janë kundër referendumit.
Por kryetari i Republikës Srpska, Millorad Dodik, shprehet i bindur se referendumi për Ditën e Republikës do të mbahet, pavarësisht reagimeve dhe pengesave që mund të vijnë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë apo poltikanët vendorë, të cilët lusin Përfaqësuesin Ndërkombëtar Inco, që ta pengojë deklarimin e lirë të qytetarëve serbë për fatin e tyre.
Kurse për deklaratën e Bakir Izetbegoviqit se referendumi do te sjellë pasoja, Dodik thot se është kërcënim i kotë.
Nënkryetari i SDA-së, Adil Osmanović, reagon ndaj Dodikut, duke rikujtuar se referendumi rrënon marrëveshjen e Dejtonit.
Ndërkaq Incko, Përfaqësuesi i Lartë në BeH, deklaron se lidhur me mbajtjen e referemdumit po mbahen konsultime. Në tavolinë janë shumë opsione, mes tyre është edhe ndalimi i tij, meqë mbizotëron mendimi se referendumi do të sillte shumë probleme, duke shkaktuar, veç tjerash, hapjen e “kutisë së Pandorës”.



