Sarri aderon në Torino para emërimit te Juve

Sarri aderon në Torino para emërimit te Juve

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri ka aderuar në Torino ku do të prezantohet para medieve nesër, pastaj do ta vizitojë Cristiano Ronaldon në Greqi.

Ish-trajneri i Empolit, Napolit dhe Chelseat aderoi këtë mbrëmje në Aeroportin Caselle nga ku u dërgua në hotel, transmeton Periskopi.


Sarri e ka të aranzhuar një konferencë për shtyp për të enjten në mëngjes.

Sipas “SportItalia”, Sarri do të udhëtojë drejt Greqisë këtë fundjavë për t’u takuar sy më sy me Cristiano Ronaldon i cili është në pushime.

Tekniku italian ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: