Sauditët morën Newcastle Unitedin: Shpërthen në zemërim Hatixhja

Sauditët morën Newcastle Unitedin: Shpërthen në zemërim Hatixhja

E fejuara e gazetarit të vrarë Xhamal Khashoggit ka thënë që blerja e Newcastle United nga Arabia Saudite është “zemërthyese” për të.

Khashoggi, një kritik i Princit të Kurorës Mohammed bin Salmanit, ishte vrarë ndërsa po vizitonte konsulatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.

Agjencitë e inteligjencës perëndimore besojnë që urdhëruesi i vrasjes kishte qenë vet princi, raporton BBC, përkthen Periskopi.

“Jam shumë e zhgënjyer,” tha Hatixhe Xhingiz, që do të martohej me Khashoggin.

Premier Liga aprovoi shitjen e Newcastle Unitedit për 305 milionë funte pasi morën garanci se shteti saudit nuk do ta kontrollonte klubin.

Fondi i Investimeve Publike [PIF], që kryesohet nga Mohammed bin Salman, do të ofrojë 80 për qind të fondeve për marrëveshjen dhe shihet si e ndarë nga shteti.

Shpërndaje në: