SBASHK-u paditë komunat

SBASHK-u paditë komunat

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se ka mjaft telashe me zbatimin e Kontratës Kolektive pasi, sipas tij, niveli lokal i pushtetit nuk ka bërë gjë për t’i kryer obligimet e veta karshi kontratës, shkruan Gazeta Monitor..

“Komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 % të vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit. Ministri Arsim Bajrami në takim me drejtorët komunal të arsimit ua ka bërë të qartë se këto janë obligime të tyre. Po mbledhin shifra dhe fakte dhe ka gjasa që përmes avokatit çështjen ta dërgojmë në gjykatë”, ka thënë Jasharaj.

Shpërndaje në: