Scholes: Cristiano Ronaldo është tjetër nivel nga Cantona

Periskopi.com Sporti

Paul Scholes e ka vlerësuar Cristiano Ronaldon si një lojtar që është në tjetër nivel prej emrave tjerë të mëdhenj.

Krahasuar me emra si Eric Cantona që është ikonë e United, portugezi vlerësohet më shumë. Scholes beson se lojtarët mund të kenë një ngjashmëri, por jo aq sa për të qenë në të njëjtin nivel.

“Eric ishte i ngjashëm por Cristiano ishte në një tjetër nivel nga ai. Eric stërvitej, por nuk ishte njeri i palestrës”, ka thënë Scholes, transmeton Periskopi.

“Cristiano bëri gjithë stërvitjet dhe pas stërvitjeve sigurohej se ishte më i fortë për Preimer League, duke shkuar në palestër. S’kam parë person për profesional”, shtoi ish mesfushori anglez.

Ronaldo është kthyer te Manchester United për një aventurë të dytë dhe ka arritur të përshtatet mjaft mirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: