Scholes kundër Mourinhos: Duhet të fitosh me pak klasë

Scholes kundër Mourinhos: Duhet të fitosh me pak klasë

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, nuk është i impresionuar aspak nga Jose Mourinhos dhe reagimi i tij ndaj tifozëve të Juventusit.

Ish-trajneri i Interit i kishte provokuar tifozët e Juvenusit, në fund të ndeshje së Ligës së Kampionëve.

Ai vuri dorën në vesh pasi ndeshja u mbyll në të mirë të Manchester United.

“Ju duhet të fitoni me pak klasë”.

“Mendoj që nuk kishte nevojë ta bënte atë. Duhet t’i përshëndetësh tifozët që erdhën nga larg dhe ta shtrëngosh dorën e menaxherit”.

“Kjo është e nevojshme, por ai është siç është”, ka deklaruar Scholes.

Mourinho edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Angli i kishte provokuar tifozët e Juves, duke thënë pastaj që ata e kishin ofenduar atë gjatë gjithë ndeshjes.

Ai të njëjtë deklaratë edhe pas ndeshjes së fundit./Periskopi/

Shpërndaje në: