Scholz, Macron e Draghi nisen për Kiev

Scholz, Macron e Draghi nisen për Kiev

Transmetuesi gjerman ZDF raportoi të mërkurën mbrëma, se kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi, janë rrugës për në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Ditëve të fundit ka pasur zëra se këta tre liderë do të vizitojnë kryeqendrën e Ukrainës për t’ia konfirmuar këtij vendi mbështetjen në luftën kundër Rusisë.

ZDF-ja raporton se treshja do të mbërrijë në Kiev të enjten në mëngjes.

Secili prej tyre është kritikuar nga zyrtarët ukrainas për atë që Ukraina e percepton si një qasje të butë ndaj Rusisë.

Shpërndaje në: