Scholz në sy Kurtit: Nuk e kundërshton Ballkanin e Hapur

Periskopi.com Lajme

Kancelari gjerman, Scholz është pyetur sot në konferencë për Ballkanin e Hapur, nismë të cilën po e kundërshton Kosova, transmeton Periskopi.

Ai tha e se e kanë prioritet tregun e përbashkët.

‘’Duhet ta kemi të qartë, që një prioritet të madh i japim tregut të përbashkët rajonal që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet që janë brenda tij mund të realizohen dhe çohen përpara. Është e rëndësishme të arrihen përparime që janë të arritshme. Të gjithë dua të shkojnë në BE, edhe ashtu ekzistojnë rregulla për lëvizje të lirë. Kushdo që do t’i bashjohet BE’së, duhet t’i ndjekë ato.”

Kancelari gjerman ka folur edhe për procesin e Berlinit, duke përmendur specifikisht pastaj dialogun me Serbinë.

‘’ Dialogu duhet të çohet përpara. Më shumë arsye që Kosova e Serbia të gjejnë një zgjidhje politike, për një stabilitet rajonal. I hapë Kosovës perspektivën e mëtejme evropiane. Është në interes i të gjithë qytetarëve. Kusht i rëndësishëm. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës. Është e pamundshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjetrën të bëhen pjesë e BE’së.’’/PERISKOPI