Scholz: Njoftimi i Putinit për mobilizim të pjesshëm, akt dëshpërimi

Scholz: Njoftimi i Putinit për mobilizim të pjesshëm, akt dëshpërimi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përshkruar njoftimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për një mobilizim të pjesshëm dhe mbajtjen e referendumeve në rajonet e okupuara, si një “akt dëshpërimi”.

Duke shkruar nga margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Scholz tha se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë kriminale në Ukrainë dhe se Putin me vendimin e tij më të fundit e bën situatën shumë më të keqe.

“Njoftimi i Putinit për një mobilizim të pjesshëm është një akt dëshpërimi. Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë kriminale. Putin e ka nënvlerësuar situatën që në fillim – duke përfshirë vullnetin e Ukrainës për të rezistuar dhe vendosmërinë e treguar nga miqtë e saj”, ka shkruar Scholz në një postim në Twitter.

“Referendumet e planifikuara të rreme janë një përpjekje për të pushtuar vendin fqinj përmes përdorimit të dhunës. Ne nuk do ta pranojmë këtë. Në botën tonë, ligji duhet të mbizotërojë mbi dhunën. Dhuna nuk mund të jetë më e fortë se ligji”, shtoi Scholz.

Shpërndaje në: