“Schumacheri” 23 vjeç nga Ferizaji, 111 km/h në zonën 50km/h, Policia e gjobit dhe ia merr patentën

“Schumacheri” 23 vjeç nga Ferizaji, 111 km/h në zonën 50km/h, Policia e gjobit dhe ia merr patentën

Policia e Kosovës në qytetin e Ferizajt i ka vënë gjobë shoferit me inicialet Q.J i moshës 23 vjeçare për tejkalim të shpejtësisë.

Kështu ka njoftuar vetë PK-ja e cila ka shtuar se, i riu ka zhvilluar shpejtësi prej 111 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h.

“Gjobë ndaj shoferit që tejkaloi shpejtësinë. Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 16:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 111 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.J (M/K) i moshës 23 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet përveç tjerash nga PK-ja.

Njoftimi i plotë:

Gjobë ndaj shoferit që tejkaloi shpejtësinë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 16:00 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 111 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.J (M/K) i moshës 23 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë

Shpërndaje në: