Sërish pritje e zbehtë për Albin Kurtin në Mitrovicë, dalin rreth 100 persona – a i ka fajet Agim Bahtiri?

Sërish pritje e zbehtë për Albin Kurtin në Mitrovicë, dalin rreth 100 persona – a i ka fajet Agim Bahtiri?

Dobësimi i përkrahjes lokale për Agim Bahtirin e ka sjellur kryeministrin Albin Kurti edhe një herë në Mitrovicë.

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore e gjithë Qeveria Kurti ka zbarkuar në Mitrovicë, me qëllimin e vetëm që ta nxjerrin nga humbja e thellë Agim Bahtirin, shkruan Jepi Zë.

E tubimi përmbyllës i VV-së në Mitrovicë ka qenë i zbehtë. Nga videoja e mëposhtme shihet se zor janë mbledhur 100 persona në përkrahje të Bahtirit.

Përpos kryeministrit Kurti, para pak ditësh në Mitrovicë ishte edhe kryekuvendari Glauk Konjufca.

Ndryshe, kandidatura e Bahtirit ka shkaktuar shumë përçarje brenda VV-së në Mitrovicë, pasi një pjesë e aktivistëve të parë dhe më të angazhuar po e kundërshtojnë atë, ndërsa një pjesë e kandidatëve për asamble nga kjo listë nuk po e kërkojnë votën fare për Agim Bahtirin.

Shpërndaje në: