S’e lejuan Donjeta Sadikun të garojë, Indisë i hiqet e drejta për organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive

S’e lejuan Donjeta Sadikun të garojë, Indisë i hiqet e drejta për organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive

India nuk do të ketë të drejt t’i organizojë evenimentet e rëndësishme sportive për shkak se nuk i lejoi sportistët e dy vendeve për të garuar në vendin e saj

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka suspenduar Indinë nga organizimi i evenimenteve të ndryshme ndërkombëtare sportive.

Në fakt, shteti indian nuk do të ketë të drejt më të organizojë Kampionate Botërore apo gara edhe më të rëndësishme për shkak se nuk i është përmbajtur kërkesës dhe urdhrit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për t’i lejuar të gjithë sportistët e vendeve tjera të futen në territorin indian.

Në dy vjetët e fundit, India nuk e ka lejuar boksieren Donjeta Sadiku të futet në territorin e saj për të marrë pjesë fillimisht në Kampionatin Botëror për të reja, e më pas edhe në Botërorin për seniore.

Kjo kishte bërë që India të paralajmërohej se mund ta humbë të drejtën e organizimin e kompeticioneve të mëdha ndërkombëtare sportive.

Dhe, e njëjta gjë u përsërit edhe me dy garues të qitjes nga Pakistani së fundmi, të cilët nuk u lejuan të futeshin në New Delhi dhe kështu IOC vendosi t’ia ndalojë për të ardhmen Indisë organizimin e eventeve të rëndësishme sportive.

Shpërndaje në: