Së shpejti, Mërkuri në prapavijë: Sa do të zgjasë dhe çfarë të prisni prej tij

Së shpejti, Mërkuri në prapavijë: Sa do të zgjasë dhe çfarë të prisni prej tij

Mërkuri hyn në prapavijë çdo 3-4 muaj dhe për herë të parë gjatë këtij viti do të ndodhë në 14 janar dhe do të zgjasë deri në 3 shkurt, prandaj përgatituni. Shenjat në të cilat do të ndikojë më shumë janë Ujori dhe Bricjapi, por pavarësisht kësaj do të kërkojë nga të gjithë ta marrim shtruar me çështjet e punës.

Sigurohuni që të jeni të qartë gjatë komunikimeve tuaja dhe përpiquni të shmangni dramat e panevojshme. Ç’duhet të prisni?

Do të shtohen bisedat që keqkuptohen

Ju e dini që kur Mërkuri është në prapavijë, ka shumë gjasa që informacioni i marrë të keqkuptohet, prandaj mendoni mirë para se të flisni. Zgjidhini fjalët me kujdes dhe rilexoni çdo mesazh apo email që ju vjen pa dalë në konkluzione të nxituara.

Axhenda do të t’ju duket një tmerr

Mos u shokoni në momentin që dëgjoni plane që prishen, takime që anullohen, etj, etj. Jepini pak kohë vetes derisa prapavija të mbarojë dhe lërini për një moment të dytë takimet e rëndësishme.

Shmangni projektet e reja ose kontratat e rëndësishme

Mos firmosni asgjë me rëndësi këtë periudhë. Mund të humbisni detaje të rëndësishme apo të konfuzoheni teksa lexoni, prandaj më mirë se të pendoheni është të mos veproni. Përpiquni t’i shtyni projektet pas 3 shkurtit.

Sidoqoftë, Mërkuri mund t’ju vijë edhe në ndihmë

Prapavija s’është gjithmonë diçka e keqe. Mund ta përdorni për të menduar hapin e radhës që doni të bëni. Shfrytëzojeni këtë periudhë për t’i ngadalësuar paksa gjërat, për t’i menduar mirë dhe shmangni udhëtimet e gjata. Në fund të saj do ta ndjeni që truri juaj është shumë më i qartë se më parë.

Kur do të ndodhin prapavijat e tjera gjatë 2022?

* 14 janar- 3 shkurt

*10 maj-3 qershor

*9 shtator- 2 tetor

*29 dhjetor- 18 janar

Shpërndaje në: