Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet më 29 tetor

Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet më 29 tetor

Seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së  krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të mbahet më 29 tetor të këtij viti duke filluar nga ora 14:30.

Kjo u bë e ditur nga vet Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillo.

Ndërkohë, në seancën e sotme, mbrojtja e të akuzuarve ka hedhur akuza ndaj prokurorisë dhe gjykatës duke u thënë se ish krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur në paraburgim pa pasur njohur të saktë mbi çështjen e tyre.

Shpërndaje në: