Seanca për Demarkacionin vazhdon të mërkuren në orën 11:00
Me shumicë votash është vendosur që seanca për votimin e Demarkacionit të mbahet të mërkuren në orën 11:00.
Me 46 vota për, ka kluar propozimi që seanca të mbahet në këtë orë.
Këtë e kanë kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje, dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.
Ndërkohë LDK, AAK, NISMA e PDK e kanë përkrahur./Periskopi/



