Sejdiu thotë VV’ja e LDK’ja nuk e kanë përnjëmend që duan ta rrëzojnë Qeverinë

Sejdiu thotë VV’ja e LDK’ja nuk e kanë përnjëmend që duan ta rrëzojnë Qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se ata nuk do t’i nënshtrohen Vetëvendosjes, dhe e ka ftuar Glauk Konjufcën që të ballafaqohet me të në një debat për akuzat që kjo parti po ia bënë PSD-së.

Ai ka thënë se Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk janë serioze në atë që thonë se duan ta rrëzojnë Qeverinë.

Duke iu përgjigjur akuzave të Konjufcës, shefi i GP të PSD-së e ka cituar të ndjerin Ali Podrimja duke thënë; “ ti fol e unë skuqu”. Sipas Sejdiut, VV-ja përdorë standard tjetër para kamerave e tjetër kur nuk ka kamera.

Ai në televizionin publik tha se i kanë dërguar shumë ftesa VV-së për koordinim opozitar, por sipas tij asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Sejdiu tha se ata janë ndarë nga VV dhe kanë vendosur që të marrin një rrugë tjetër. “Ne nuk i nënshtrohemi VV-së, ne politikën e bëjmë ndryshe e jo me populizëm”.

Akuzat e VV-së Sejdiu i ka quajtur ‘nebulloza”, të cilat sipas tij nuk kanë asnjë gjë të vërtetë.

 

Shpërndaje në: