Sejdiu: VV momentalisht ka 31 deputetë

Sejdiu: VV momentalisht ka 31 deputetë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se nga votat aktuale të numëruara kanë 31 deputetë.

“Momentalisht kemi 31 deputetë. Mirëpo, si është duke shkuar trendi, sidomos votat e diasporës dhe ato me kusht mund ta ndryshojnë rezultatin. Pra, mund të ndodhë që VV t’i ketë 32 mandate”, tha ai.

Ai tha se zgjedhjet e 11 qershorit dëshmuan se VV arriti t’i mposhtë të gjitha partitë politike.

Sipas tij, PAN ishin 16 parti dhe LAA ishin bërë bashkë katër parti, dhe në fund ne dolëm partia e parë.

Shpërndaje në: