Sekretari i PDK-së akuzon Haskukën: Për shkak të paaftësisë për të qeverisur, Prizreni humbi 5 milionë euro

Sekretari i PDK-së akuzon Haskukën: Për shkak të paaftësisë për të qeverisur, Prizreni humbi 5 milionë euro

Sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së në Prizren, Visar Islamaj, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, duke thënë se arroganca e tij ndaj drejtorëve të partnerëve të koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet në pozicione politike, ka sjellë pasoja të pariparueshme.

Sipas tij qyteti i Prizrenit ka humbur 5 milionë euro buxhet nga grantet e qeverisë për shkak të paaftësisë për të qeverisur.

Ky është̈ postimi i plotë:

Ushtrimi i pushtetit autoritar dhe arroganca e Mytaher Haskukes ndaj drejtoreve te partnerëve te koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet ne pozicione politike, ka sjelle pasoja te pariparueshme për qytetin e Prizrenit. Ne historikun e qeverisjeve te qytetit te Prizrenit, nuk mbahet mend te kete pasur qeveri me te lodhur, me te dobet e me te korruptuar se kjo e Mytaher Haskukes.

Ne keto tre vitet e fundit te qeverisjes nuk kam pare e as degjuar nga dikush se, ne Prizren eshte realizuar ndonje projekt i rendesishem ose i ndermjetem.

Eshte e turpshme qe qyteti t’i humb 5 milione euro buxhet nga grantet e qeverise per shkak te arrogances dhe paaftesise per te qeverisur.

Shpërndaje në: