Sekretarja e Trump tha se presidenti e pyeste a e kishte penisin e vogël, përgjigjet Donald Trump

Sekretarja e Trump tha se presidenti e pyeste a e kishte penisin e vogël, përgjigjet Donald Trump

Ish presidenti amerikan Donald Trump që po kërkon me ngulm të bëhet president sërish në vitin 2024, Donald Trump, ka shpërthyer pas pretendimeve në një libër tjetër ku tregohej për fiksimin e tij me formën e penisit.

Presidenti amerikan e sulmoi Stephanie Grishamin, ish sekretaren e tij të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, që bëri këto zbulime tronditëse në librin që e botoi.

“Stefania s’kishte atë që duhej dhe kjo ishte e qartë prej fillimit,” u shpreh Trump me anë të zëdhënëses së tij Liz Harrington, që për dallim nga Trumpi nuk është bllokuar nga Twitteri, raporton Independent, përkthen Periskopi.

“Ajo u bë shumë e zemëruar dhe e hidhët pas ndarjes nga burri” – vazhdohet më tej në deklaratë.

Në librin e saj të titulluar “Tash mund të përgjigjem në pyetjet tuaja” ajo bën pretendime absolutisht tmerruese për një president amerikan. Ajo pretendon se Trump e kishte thirrë në telefon dhe e kishte pyetur se a mendonte që kishte penis të vogël apo në formë kërpudhe. /Periskopi

Shpërndaje në: