Sekretet për të pasur flokë dhe thonj të fortë, ushqimet që duhet të konsumoni

Sekretet për të pasur flokë dhe thonj të fortë, ushqimet që duhet të konsumoni

Biotina, e njohur gjithashtu si vitamina B7 ose koenzima R dhe konsiderohet si “medicinale” për flokët dhe thonjtë e dobët, veçanërisht për gratë shtatzëna. Përfitimet që sjell janë për shkak të aftësisë për të aktivizuar qelizat e reja, duke përshpejtuar rritjen e flokëve dhe thonjve.

Sipas nutricionistet Carrie Glasman “biotina është thelbësore për trupin për të metabolizuar proteinën keratin dhe acidet yndyrore të nevojshme për rritjen e flokëve.”, shkruan “Reader’s Digest”.

Nevojat e trupit tonë për biotinë variojnë nga 30 deri në 100 mikrogramë në ditë, të cilat mund t’i plotësoni me ndihmën e një shtese dietike ose me ushqimet  e tilla: bajame, patate e ëmbël, vezë, kikirikë, qepë, domate, tërshëra dhe karrota.

Shpërndaje në: