Seks në ajër: Milioneri e la avionin pa pilot që të bënte seks me 15 vjeçaren

Seks në ajër: Milioneri e la avionin pa pilot që të bënte seks me 15 vjeçaren

Një biznesmen milioner ka pranuar se ka bërë seks me një nxënëse derisa po e pilotonte avionin e tij privat, dhe kjo mund ta çojë në burg.

Stephen Bradley Mell e kishte vendosur avionin e tij në gjendjen auto-pilot në mënyrë që të bënte seks me 15 vjeçaren në ajër, sipas dokumenteve të gjykatës, përcjell Periskopi nga The Independent.

Nëna e viktimës i kishte kërkuar Mellit që ta mësonte vajzën e saj se si të pilotonte.

53 vjeçari rrezikon që t’i kalojë të paktën 5 vjet në burgun federal pasi pranoi akuzën se kishte bërë fluturim ndërshtetëror për të bërë sjellje të paligjshme seksuale dhe duke ofruar pornografi për fëmijë.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë, ndërsa komunikimin me viktimën e kishte nisur përmes Snapchatit në vitin 2017.

Komunikimi i tyre u bë seksual kur ai e kishte pyetur tinejxherën se “a din të bëj seks oral [gojor]”.

Më pas e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Bedminster.

Melli kishte bërë “seks oral” në vajzën në qershor të vitit 2017, sipas po të njëjtave dokumente.

Më 20 korrik 2017, ai kishte fluturuar me viktimën përmes avionit të tij privat nga Aeroporti i Somersetit për në Barnstable të Massachusettsit “me qëllimin që të bënte seks me një person nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare”.

Derisa po fluturonin për t’u kthyer, ai raportohet se e ka lënë avionin e tij në gjendjen e autopilotit për të bërë seks me vajzën.

Gruaja e Mellit tashmë ka kërkuar divorc ndërsa biznesmeni thuhet se do të dënohet në fund të kësaj jave. /Periskopi

Shpërndaje në: