Seksi dhe horoskopi! Ja detajet që s’i dinit!

Seksi dhe horoskopi! Ja detajet që s’i dinit!

Si e kanë të lidhur jetën me seksin shenjat e horoskopit? Po dashuria a lidhet gjithmonë me seksin dhe tërheqjen fizike për shenjat e horoskopit?

Dashi

Nuk ka ndoshta e as përse. Nuk ka ledhatime. Dashi nuk përdor truket, është instinkt i pastër, vepron përpara se të mendojë, ka një dashuri me shikim të parë çdo ditë e kështu nuk mërzitet kurrë. Është një nga shenjat më kafshërore të horoskopit në lidhje me seksin, i paduruar dhe i pangopur. Dashi lëviz vetëm për të plotësuar instinktin e lindur me të. Mashkulli Dash duket si një Tarzan ndërsa femra e shenjës konsumon një mashkull në ditë ashtu si cigaret. Xheloze dhe posesive sillet si një mace. Ligji për të? Të sillet pisët, të bëjë seks pisët, shpesh dhe shpejt. Kënaqësia për një Dash është si një fast-food, një sfidë, ata hidhen në turmë, shpaguajnë oreksin dhe ikin. Shtrati është një arenë dyluftimi, por më pas mbeten vetëm viktima.

Demi

Nëse e thërrasin Dem ka një pse. Qeveriset nga planeti i bukurisë dhe dashurisë. Demi adhuron esencën e kënaqësive të jetës tokësore. Një shenjë e lindur për të shijuar, por ngadalë e me shumë art. Nëse dashi është nepsqar e i pangopur e do të konsumojë shpejt, Demi është e kunnërta, është si një manual dashurie me një fund të panjohur. Është materie dhe ka nevojë të prekë, të nuhasë, të japë vetveten plotësisht. Nga tavolina në krevat hapi është i shkurtër, me shpresën se pas tavolinës nuk harron krevatin. Por kujdes, mos ja prishni rutinën, mos e zgjoni shpejt, sepse nuk do të ju përgjigjët. I ëmbël dhe zemërgjerë si pak të tjerë mashkulli, me orë puthjesh para e pas seksit. Femra? Kafshime e më pas drejt e në pastiçeri.

Binjakët

Seksi rri në trurin e Binjakëve ashtu si ushqimi në trurin e Demit. Por duke qenë se është një shenjë në lëvizje, do të mendojë për seksin bashkë me njëmijëenjë mendime të tjera që ka në kokë. Shpesh për Binjakët seksi vjen nga rastësia, nga takime në aeroport, në ashensor, në klub ose në festa. Është shenjë shumë kurioze dhe bën zgjedhje të ndryshme. Takim, kënaqësi, stimulim. Këto janë tre fjalët magjike. Nuk i pëlqen aspak krevati por zgjedh çdo vend tjetër. Pas seksit flet me orë të tëra. Mashkulli preferon të dëgjojë muzikë, femra? Nuk ngopet kurrë, do ju kërkojë përsëri.

Gaforrja

Shenja më e ndjeshme e horoskopit është dhe nga shenjat më seksi. Në thelb është e gjitha e dedikuar ndaj përkëdheljeve dhe nevojës për siguri, një shenjë që do të preferonte të hidhte çelësin e dhomës së gjumit e të rrinte aty me ditë, por me dikë që ta bënte të ndihej rehat. Pra me një mashkull të fuqishëm që ta mbështeste ose me një femër seksi dhe të plotë në fizik. Meshkujt e shenjës të lidhur shumë me figurën e nënës pra do të kërkojnë një femër që i ngjan por do të kalojnë nga pozicionet tradicionale në ato më perverse në pak sekonda. Femrat Gaforre, të fuqishme në karrierë e në familje, të brishta në jetën private, por janë të brishta vetëm në dukje. Sapo të kenë kuptuar se mund të kenë besim, do të bëhen femrat që keni vlerësuar më lart në shtrat.

Luani

Seksi për Luanin është vetëm një instrument për të ushtruar pushtetin e tyre dhe për të vënë në provë tjetrin. Nuk është Luani që bën seks me të tjerët, sipas tij, janë të tjerët që kanë fatin të bëjnë seks me të sepse ai është mbret dhe zemërmirë. Një shenjë zjarri ka pasionin si natyrë por është plotësisht i pazoti për gjëra të mesme. Seksi është një akt zemërgjerësie që ja jep vetëm kujt e meriton. Ka një egoizëm të madh edhe në krevat por kanë gjithmonë oreks të mirë për seks. Femrës Luan mos i thoni kurrë se ju zhgënjeu në shtrat, nuk do të kthehet më. As për moshën mos e pyesni, është kompleksi i saj më i madh. Mashkulli Luan? Të përfshin si pak të tjerë por duhet të ndihet patjetër më i miri i pyllit, ndryshe nuk jeni për të.

Virgjëresha

Qeveriset nga Mërkuri, planeti i inteligjencës dhe shpejtësisë, Virgjëresha e jeton seksin me tru, një aktivitet cerebral ku zemra nuk bën pjesë. Shumë nga partnerëst e kësaj shenje akoma janë duke pyetur veten nëse nuk do të ishte më mirë që kjo shenjë të rrinte vetëm sepse seksin as që e mendon? Në fakt është një shenjë që e shijon seksin ose aspak ose me tendencë pornografie, nuk ka rrugë të mesme. Në një jetë që e sakrifikon për punën dhe detyrimet, seksi nuk është aspak prioritet i kësaj shenje. Nuk do jetë kurrë spontane e as do e bindni po nuk deshi. Pra do të bëni seks vetëm kur do ajo ose ai. Sa e mërzitshme, apo jo? Jo dhe aq, për disa tipologji partnerësh. Sepse Virgjëresha do të bëjë seks vetëm në ditën e caktuar në orën e caktuar, por do e bëjë si një aktore filamsh erotikë. Ndjenja? Jo, as minimilaisht, nuk ka ndjenjë në seksin e kësaj shenje. Madje përpara edhe do sterilizojë vendin ku do e bëjë atë.

Peshorja

Shenja më estete e horoskopit, bën seks për të pëlqyer e jo për t’i pëlqyer. Është një surprizë në seks dhe aspak një shenjë e lehtë, siç në fakt pritet nga ajo. Peshorja nuk e kupton jetën nëse nuk është një zinxhir me kënaqësi, sepse në thelb është një shenjë moraliste dhe e ka shumë problem fasadën, paraqitjen. Në fasadë bën moralisten dhe sillet si monogam, në thellësi flirton me këdo thjesht sepse do që të pëlqehet. Por nga ana emotive mban një distancë sigurie që të mos lëndohet. Si në një marrëveshje të pashkruar, peshorja kënaqet nëse partneri kënaqet dhe ja shpreh këtë gjë. E pamundur të mos tundohesh nga femra Peshore por….sillen si murgesha e në fakt nuk janë. Prisni prej tyre gjithçka. Veshja firmato Chanel por në kokë perversione të denja për një film me drita të kuqe. Mashkulli? Elegant në veshje dhe sjellje por shpesh kalon limitet në shijet e tij.

Akrepi

Ekstremist, pasional, seksi. Mjafton një shikim për të kuptuat një mashkull ose femër akrep. Është si një minë që ecën, qeveriset nga seksi. Kanë një maskë si gjuajtës  të mëdhenj dhe tërheqin çdo minutë si magnet. Por pikërisht Akrepi është shenja më pranë seksit por edhe më monogam kur gjen partnerin e duhur. Nuk është kurrë i lehtë dhe linear një akrep. Por seksin e ka gozhdë në tru por edhe pikën e dobët ku mund të goditet. I pëlqen seksi jashtë krevatit, kur gatuan, kur shikon film, në varkë me vela, në bregdet, kudo. Kalon të gjitha kufijtë e në mënyrë të plotë kënaq veten dhe partnerin. E shikon partnerin si prenë e vet ndaj e kënaq ta vërë poshtë vetes. Por në fund bëhet obsesiv dhe kjo shpesh i largon të tjerët. Femrat Akrep? Zgjidhni për një natë të paharrueshme, por kujdes nëse doni t’i kini më gjatë. Meshkujt Akrep? Nuk do të lodhen kurrë me ju.

Shigjetari

Optimist dhe besimplotë për të ardhmen, Shigjetari e konsideron jetën një aventurë dhe seksin një pjesë të aventurës. Shenjë zjarri dhe gjithmonë në lëvizje, me një nevojë trupore të përhershme për t’u kënaqur. Shigjetari është energji e pastër dhe duhet të merret me sport, udhëtime dhe seks. Po e latë në vend, po mendon të ikë. Vetëm mendimi për seksin e ndriçon si një fëmijë. Shigjetari jeton për të provuar sa më shumë eksperienca të mundet, ndaj ndërron shumë partnerë në jetë. I pëlqejnë gjuhët e ndryshme, rracat e ndryshme pra një herë në jetë do t’i provojë këto. Meshkujt dhe femrat e shenjës janë tendencialisht jobesnikë, të hapur për eksperienca të reja, gjithmonë në kërkim. Janë zemërgjerë dhe meshkujt dhe femrat e shenjës kërkojnë partnerë edhe jashtë lidhjes, idealizojnë dashurinë por nuk kanë skrupuj në seks.

Bricjapi

I ftohtë, cinik, oportunist? Bricjapi është një dilemë në lidhje me seksin. Duket racional në pamje por në jetën e seksi do të bëjë çmenduri dhe gjeste jo normale, ashtu si Binjakët. Duke qenë se mendon shumë, kjo ka efekte të kundërta, ose është i tëri kontroll, ose nuk kontrollohet fare. Më shumë preferon detyrimet se kënaqësitë. Nuk ka fare mundësi të kërkosh seks nga një Bricjap i zënë me punë. Vetëm me kalimin e moshës lirohen pak nga prangat e përgjegjësisë. Në paraqitje i ftohtë, në krevat një uragan. Ndaj kjo e bën partnerin e kësaj shenje të mbetet i turbulluar. Je naiv dhe spontan? E bëre për vete, sepse nuk pranon që partneri të jetë më inteligjent dhe i aftë se ajo. Seksi për të? Një investim.

Ujori

Shenja e dashurisë së lirë, të miqësisë mbi gjithçka, e konsideron seksin si një shprehje të natyrës. Jeton shpesh në botën e utopive, larg dramave dhe xhelozive të botës reale.  Ai, mashkulli i shenjës dhe ajo, femra e shenjës, kalojnë aq përtej këtyre gjërave sa që bien shpesh pre e “miq të mirë që bëjnë seks të mirë”. Ujori mashkull është një Don Zhuan, një çrregullti e kthyer në art që asnjëherë nuk di çfarë do. Femrat ujor gjithmonë në luftë për të drejtat e tyre, edhe në krevat duken si Yoko Ono dhe kjo i bën të gjenden në lidhje treshe e të komplikuara, pavarësisht se duken si vajza të mira e të ëmbla. Krevati klasik? Jo nuk bën për ta. Jepini liri argëtimit sepse për ta seksi nis nga sytë dhe mendja. Një kompromis mes inteligjencës dhe pasionit.

Peshqit

Nuk ka seks pa dashuri, këndojnë peshqit. Ata jetojnë në një kërkim konstant të dashurisë. Dashurisë ideale, plot pasion, romantikë, si një film. Ata thonë fjalën “përgjithmonë” edhe pas një nate me seks të mirë. Sepse Peshqit kanë vërtetë një zemër të dobët por seksi është pjesë integruese e dashurisë së tyre. Peshqit janë një botë me surpriza. Pas syve të tyre të brishtë e poetikë fshihet një njeri shumë trasgresiv, me variante fetishiste si një film i viteve ’70. Nuk është fare konstant në humor dhe nuk janë besnikë sepse u pëlqen të ushqehen shumë dhe shpesh, në shtrat e në tavolinë. Flirtojnë dhe ndryshojnë partner për eksperiment sepse duan të kenë të gjalla ato fluturat në stomak, edhe pse është vetëm seks. Meshkujt si edhe femrat janë zemërgjerë por u pëlqen të nënshtrohen nga partneri, edhe në seks, edhe në jetën e përditshme. Preferojnë të luajnë më shumë se dy shenjat e tjera të ujit, Gaforrja dhe Akrepi, sepse mbeten fëmijë të përjetshëm. Meshkujt Peshk duan mbrojtje, femrat flirtuese në çdo rast që u jepet.

Shpërndaje në: