Sekuestrohen 30 kilogramë kanabis në Tiranë, 3 të arrestuar

Sekuestrohen 30 kilogramë kanabis në Tiranë, 3 të arrestuar

Policia e Tiranës gjatë operacionit “Triss” ka sekuestruar 30 kilogramë lëndë e narkotike e dyshuar narkotike e llojit “cannabis sattiva” dhe ka arrestuar tre persona

Në një njoftim zyrtar të Policisë së Tiranës, bëhet e ditur se janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Ilir Kaja, 47 vjeç, banues në Tiranë, Krasniq Krasniqi, 32 vjeç, banues në Durrës dhe Juri Muça, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “cannabis sattiva”.

Materialet procedurale për të arrestuarit i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Ndërkohë Policia e Shtetit Shqiptar në ditët e fundit në gjithë territorin po ndërmerr operacione kundër kultivimit të lëndëve dhe bimëve narkotike, duke asgjësuar me mijëra bimë narkotike.

Shpërndaje në: