Sela sulmon ashpër Zaevin derisa ky nënshkruan marrëveshjet me Kurtin: I mjerë

Sela sulmon ashpër Zaevin derisa ky nënshkruan marrëveshjet me Kurtin: I mjerë

Politikani i shquar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Zijadin Sela, ka denoncuar kryeministrin Zoran Zaev.

Ky denoncim erdhi në kohën kur Zaev u takua me kryeministrin Kurti, të cilin Sela e ka mbështetur të paktën në zgjedhjet e 25 prillit në Republikën e Shqipërisë.

Sela e ka quajtur “të mjerë” kryeministrin Zaev, përcjell Periskopi.

“Aq të ka verbuar pushteti saqë nuk le vlerë në emër të së cilës erdhe në pushtet pa shkeulur,” shkruan z. Sela.

Statusi i plotë:

I mjerë je kryeministër, aq të ka verbuar pushteti saqë nuk le vlerë në emër të së cilës erdhe në pushtet pa shkelur. Por, mos harro një gjë jo të gjithë jemi njësoj. Vështirë e ke ta kuptosh esenë e dorëheqjes sepse nuk e ke brenda vetes. E kjo është ndërgjegja, morali dhe jo pushteti.

Shpërndaje në: