Selakoviq e pranon ftesën e Lavrovit për ta vizituar Rusinë

Selakoviq e pranon ftesën e Lavrovit për ta vizituar Rusinë

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, ka thënë se Serbia e ka pranuar me shumë kënaqësi ftesën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov që homologu i tij, Nikola Selakoviq të vizitojë Rusinë dhe tashmë janë dhënë udhëzimet përkatëse në këtë drejtim.

“Serbia me kënaqësi dhe pritshmëri të madhe e pranoi ftesën e Lavrovit që Selakoviq të vizitojë Rusinë. Presidenti dha udhëzime për organizimin e vizitës”, Kharchenko për televizionin rus “Russia 24”.

Ai komentoi lëvizjet e fundit të disa vendeve për të bllokuar vizitën e planifikuar të Lavrov në Beograd të hënën.

Selakoviq shprehu gjithashtu besimin se të dy vendet, përveç provokimeve, do të zhvillojnë më tej marrëdhëniet, dialogun dhe bashkëpunimin, raportoi TASS.

Shpërndaje në: