Selakoviq: Pesë shtetet e BE’së kanë presion të madh që ta njohin Kosovën

Selakoviq: Pesë shtetet e BE’së kanë presion të madh që ta njohin Kosovën

Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq, thotë se ka presion të madh ndaj pesë shteteve të BE-së që s’e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë atë.

“Ka presion të madh ndaj këtyre shteteve, më shumë sesa në vitin 2008. Është detyrë e jona që të bëjmë më të mirën për të mirëmbajtur marrëdhëniet shoqërore më këto shtete që s’është e lehtë për to përballë presionit”, tha Selakoviq, raporton KosovoOnline.

Kreu i diplomacisë serbe tha se kushdo që flet për integritetin territorial të Serbisë si parim kryesor në ligjin ndërkombëtar duhet ta dijë se ky parim “është injoruar 23 vjet më parë dhe është shkelur rëndë në Serbi 14 vjet më parë”.

 

 

 

Shpërndaje në: