Selena Gomez në lidhje me këngëtarin e njohur?

Selena Gomez në lidhje me këngëtarin e njohur?

Selena Gomez duket se po e gjen sërish veten. Pas një ndarjeje shumë të dhimbshme, siç ka rrëfyer ajo, është momenti kur ajo vazhdon jetën e madje ka zgjedhur një partner të ri.

Sipas një raporti të Us Weekly, këngëtarja dhe aktorja 30-vjeçare është në lidhje me Drew Taggart, këngëtarin 33-vjeçar të grupit The Chainsmokers. Sipas burimeve, çifti i ri i famshëm po kalon kohë së bashku, duke shijuar daljet në teatër dhe duke luajtur bowling.

Nga ana e tyre, megjithatë, ende asgjë nuk është bërë publike, edhe pse rikthimi i Gomez në rrjetet sociale dhe madje me postimin e fundit ku buzëqesh në mënyrë shumë romantike, ka bërë që shumë fansa të thonë se Selena është sërish e dashuruar.

Lidhja e saj e mëparshme me Bieber-in përfundoi diku në vitin 2018, ndërsa filloi në vitin 2010. Në fakt, Selena ishte në një lidhje të shkurtër me The Weeknd diku në vitin 2017, kur ishte ndarë sërish me Justin.

Ndërsa për Drew Taggart, në të kaluarën kamera e ka pikasur me vajzën e Steve Jobs, Evën, por edhe me Chantel Jeffries. Së fundmi, duhet theksuar se Taggart, së bashku me partneren dhe mikun e tij Alex Pall, së fundmi janë shfaqur në podcast të Alexandra Cooper “Call Her Daddy”, për të folur si për punën ashtu edhe për jetën e tyre personale./abcnews.al

Shpërndaje në: