Selena Gomez pjesë e dokumentarit të “Netflix”

Selena Gomez pjesë e dokumentarit të “Netflix”

Selena Gomez përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar fansat se do të jetë pjesë e serisë së dokumentareve të “Netflix”, shkruan lajmi.net.

Ky dokumentar flet për çështjen e imigracionit, për të cilën këngëtarja thotë se është më komplekse sesa një ligj ose storie që e dëgjojmë në lajme.

“Përulem që jam pjesë e serisë së dokumentareve të Netflix, Living Undocumented. Çështja e imigracionit është më komplekse sesa një administratë, një ligj ose storie për të cilën dëgjoni në lajme. Këta janë njerëz të vërtetë në komunitetin tuaj, fqinjët tuaj, miqtë tuaj – ata janë të gjithë pjesë e vendit që ne i quajmë shtëpi. Unë mezi pres që ju njerëz ta shihni këtë dhe shpresoj se kjo të ndikojë tek ju sikur që ka ndikuar tek unë. Në dispozicion globalisht në 2 tetor. ❤️”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se pas ndarjes nga Justin Bieber, Selena Gomez është ende beqare.

Shpërndaje në: