Selim Selimi: Kërcënimet e Kurtit patën efekt për sondazhe

Selim Selimi: Kërcënimet e Kurtit patën efekt për sondazhe

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Daut Haradinajt, ish – ministri Selim Selimi përmes profilit të tij në facebook të tij në facebook ka thënë se kërcënimet e Kryeministrit Kurti ndaj kompanisë së sondazheve patën efekt.

Sipas tij, politika e kërcënimeve detyroi që një ditë para heshtjes zgjedhore në Prishtinë të prodhohet një sondazh që paraqet shifra e përqindje për të krijuar opinion publik.

Ndër të tjera, Selimi tha se kërcënimi i Kryeministrit dhe prodhimi i sondazheve është manipulim klasik e e di që populli më nuk mashtrohet.

Postimi i plotë:

Siç duket kërcënimet e Kryeministrit Kurti ndaj kompanisë së sondazheve patën efekt.

Politika e kërcënimeve e detyroi që një ditë para heshtjes zgjedhore në Prishtinë të prodhohet një sondazh që paraqet shifra e përqindje për të krijuar opinion publik.

Ky makinacion nuk do të ndikojë në vullnetin e popullit. Populli thotë që “Qurani nuk majet në natën e bajramit”.

Kërcënimi i Kryeministrit dhe prodhimi i sondazheve është manipulim klasike e e di që populli më nuk mashtrohet.

https://www.facebook.com/109669107434209/posts/405702524497531/?sfnsn=mo

Shpërndaje në: