Selim Selimi: Nëse e refuzojmë gazsjellësin jemi kundër Amerikës

Selim Selimi: Nëse e refuzojmë gazsjellësin jemi kundër Amerikës

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se nëse Kosova refuzon projektin për sjelljen e gazit në Kosovë do të thotë se është kundër ShBA-së.

Selimi i ka bërë thirrje që të mos refuzojnë projektin në fjalë.

“Pozicioni ynë si kontribues në politikën globale të SHBA-së vjen me vendosmërinë tonë për të qenë besnikë dhe politikisht aktivë ndaj vlerave që të dy vendet tona përqafojnë. Nëse refuzojmë tubacionin e gazit do të thotë se jemi kundër SHBA-së. Unë i bëj thirrje qeverisë sime që të përmbahet nga çdo akt refuzimi”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Republika e Kosovës, sa i përket aspektit gjeopolitik, Kosova nuk ka rrugëdalje tjetër, përpos që të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e projektit për gazsjellësin. Kështu është përgjigjur e para e shtetit për DeutcheËelle kur është pyetur se pse ka refuzim nga ana e Kosovës për një iniciativë të tillë që ka përkrahjen amerikane.

“Përse Kosova akoma nuk i është përgjigjur planit për Gazsjellësin Ballkanik. Pse ka një refuzim nga ana e Kosovës për këtë iniciativë, e cila është përkrahur edhe nga Amerika?”, thuhet në pyetjen e DË. Kosova po shqyrton mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës së gazit. Për këtë çështje investimi, ekzekutivi ka zhvilluar takime me MCC – korporatë amerikane. Megjithatë, Express ka mësuar se qeveria i ka mbyllur derën këtij investimi duke vënë kushte të papranueshme për amerikanët. Por, ministrja e Kurtit është treguar skeptike duke thënë se nuk mund të merret një vendim pa e ditur koston

Shpërndaje në: