Selimi: Dhunuesit e etikës kurrë nuk mund të jenë pronarët e saj
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka reaguar ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, lidhur me fjalimin për etiken parlamentare.
Duke vendosur një status në Facebook Selimi ka theksuar se dhunuesit e etikës kurrë nuk mund të jenë pronarë e saj.
Ky është postimi i plotë i Selimit:
A MU DUK A FOLI DIKUSH PËR PARIMET E ETIKËS PARLAMENTARE?
Dhunuesit e etikës kurrë nuk mund të jenë pronarët e sajë. Prandaj ai që e dhunon etikën s’ka çfarë të flasë për etikë kur njëkohësisht nuk e kultivon atë kulturë.
Paramendojeni kush flet për etikë e kulturë! Ai i cili edhe e ka dëshmuar me shprehjen më banale që ka ndodhur ndonjëherë në Kuvendin e Kosovës, madje nga ulësja e kryesuesit.



