Selimi i reagon NATO-s pasi s’u referohet Kurtit e Osmanit me titujt që i kanë: Jeni nihilistë

Selimi i reagon NATO-s pasi s’u referohet Kurtit e Osmanit me titujt që i kanë: Jeni nihilistë

Drejtori i MCC-së për Kosovë, Petrit Selimi, përmes Twitterit i ka reaguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për refuzimin që liderëve shtetërorë të Kosovës t’ua përmend edhe pozitat shtetërore.

NATO-ja në komunikatat e tyre, kryeministrit dhe presidentit të Kosovës u referohet vetëm me emrat e përveçëm pa titujt e tyre shtetërorë.

“Shumë mirënjohës për NATO-n  & Jens Stoltenberg  – por ka një refuzim të vazhdueshëm të NATO-s për t’iu referuar liderëve të Kosovës me titujt e tyre: Kryeministër dhe President. Në fakt nuk është as pozicion neutral ndaj statusit, pasi Kosova kishte kryeministër dhe president edhe para pavarësisë. Është një qëndrim më tepër nihilist”, ka shkruar Selimi.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një postim në Twitter rreth tensioneve në veri, ka njoftuar se ka biseduar me Albin Kurtin, pa iu referuar si kryeministër i Kosovës.

 

Shpërndaje në: