Selimi: Kuvendi s’përfilli kërkesat e 24 mijë qytetarëve për Astrit Deharin
Ky votim i rekomandimeve të PDK-së, nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes është quajtur si ikje nga kërkesat e 24 mijë qytetarëve të cilët kishin nënshkruar peticionin për të kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.
Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, ka thënë për Indeksonline se në rekomandimet e votuara sot në Kuvend, nuk përfshihet asnjë nga kërkesat e 24 mijë nënshkruesve të peticionit dhe kërkesave të opozitës.
“Më këtë veprim mazhoranca ka pas për qëllim të mos i përgjigjen zërit të qytetarëve të cilat kanë kërkuar drejtësi për Astritin dhe të mos i përgjigjen zërit të opozitës. E në vend të përgjigjes kanë dhënë disa rekomandime që nuk kanë ndonjë vlerë. Këtë seance pozita e ka thirrur me qëllim ti shmanget kërkesave të 24 mijë qytetarëve të cilët kanë kërkuar drejtësi për Astrit Deharin. Asnjë kërkesë e qytetarëve nuk është përfshirë në rekomandimet e pozitës që i ka votuar sot në seancë. Kërkesa ë qytetarëve me 24 mijë nënshkrime përbëhej prej tri kërkesave të cilat i kanë lexuar në emër të qytetarëve dhe në emër të opozitës, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca”, ka thënë Selimi.
Sipas tij Vetëvendosja ka siguruar diku rreth 43 nënshkrime dhe para se të procedohej në kryesi Qeveria ka ndërhyrë tek disa deputet duke i tërhequr nënshkrimet ku si përfundim nuk kanë qenë nënshkrimet e mjaftueshme.
“Kanë qenë 35 prej 40 të nevojshme sa i ka dhënë Lëvizja Vetëvendosje për këtë debat parlamentar. Pra nuk ka pranuar një debat parlamentar të thirrur nga lëvizja vetëvendosje. Pas 45 dite Qeveria i ka bërë nënshkrimet vet për të njëjtën teme me arsyen që ti shmanget kërkesave të VV-së si projekt rezolutë dhe po ashtu ti shmanget thirrjes së 24 mijë qytetarëve të cilët po ashtu kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme dhe rezolutë dhe janë futur në këtë lojë me një projekt rekomandime që i kanë miratuar sot mazhoranca e cila ka votuar kundër kërkesës së 24 mijë nënshkruesve të peticionit për rastin Dehari”, ka thënë Selimi. /Indeksonline/



