Selimi për komandantin e FSK-së: Sot pushteti e ka shkarkuar një patriot e ushtarak vizionar

Selimi për komandantin e FSK-së: Sot pushteti e ka shkarkuar një patriot e ushtarak vizionar

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, e ka quajtur shkarkim nga pushteti, lirimin e detyrës së komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Rrahman Rama.

Selimi ka shkruar në profilin e tij në Twitter se me Ramën ka punuar në shumë projekte nacionale.

Ish-ministri i Drejtësisë thotë se pushteti sot e ka shkarkuar një patriot e një ushtarak vizionar.

Ndërkaq për zëvendësimin e tij me Bashkim Jasharin, Selimi thotë se nuk mund të komentojë, pasi komandanti i ri i FSK-së i takon familjes Jashari.

“Me Gjeneral Ramën kemi punuar bashkë në shumë projekte nacionale. Është patriot i vërtetë. Ka sjellë FSK në këtë piedestal. Puna e tij është historike. Zëvendësimi i tij është Jashar andaj nuk mundem të komentoj. Sot pushteti ka shkarkuar një patriot e një ushtarak vizionar”, ka shkruar Selimi.

Ndryshe, komandanti i deritashëm i FSK-së, Rrahman Rama, sot ka orfuar në Presidencë dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Pas kësaj, Presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar sot gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shpërndaje në: