Selmanaj, Bislimit: Keni rënë në grackën e agjendës shoviniste të Serbisë

Selmanaj, Bislimit: Keni rënë në grackën e agjendës shoviniste të Serbisë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është personaliteti i radhës që ka reaguar për deklaratat e zv/kryeministrit Besnik Bislimi për të ashtuquajturat “arkiva” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për mundësinë që të njëjtat t’i jepen Serbisë.

Në një postim në Facebook, Selmanaj ka thënë se kushdo që bën kësi deklarata, po vepron kundër Kosovës dhe ka rënë me këmbë e duar në grackën e agjendës shoveniste të Serbisë.

“Duhet ta dijnë të gjithë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vlera më sublime e popullit shqiptarë dhe si e tillë do të ruhet dhe mbrohet nga kushdo që provon ta dëmtojë ate, qoftë ai edhe kryeministri apo zëvendëskryeministri i Kosovës”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:

Kushdo që pretendon që ka “Arkiva” të UÇK-së dhe zotohet kinse ti hap ato, po vepron kundër Kosovës dhe ka rënë me këmbë e duar në grackën e agjendës shoveniste të Serbisë. Përpjekja e tillë është e kahershme por asnjëherë nga pala shqiptare nuk ka pas njerëz që kanë pranuar të hyn në këtë agjend tejet dashakeqe për vendin tonë.

Duhet ta dijnë të gjithë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vlera më sublime e popullit shqiptarë dhe si e tillë do të ruhet dhe mbrohet nga kushdo që provon ta dëmtojë ate, qoftë ai edhe kryeministri apo zëvendëskryeministri i Kosovës.

Shpërndaje në: