Selmanaj: Dorëheqja e Haradinajt, lojë politike e tij

Selmanaj: Dorëheqja e Haradinajt, lojë politike e tij

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se Ramush Haradinaj e nuhati rrëzimin e qeverisë dhe bëri aktin e dorëheqjes.

Selmanaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se dorëheqjen Haradinaj e bëri për tu dukur në publik si viktimë e proceseve gjyqësore.

Ai thotë se dorëheqja e Haradinajt dhe ftesa nga Gjykata Speciale nuk kanë ndonjë lidhje mes tyre.

“Do ta mirëkuptoja sikur zoti Haradinaj do të jepte dorëheqje dhe nuk do të ishte pjesë e proceseve politike deri në pastrim të plotë të rolit të tij. Por përfshirja e tij në fushatë tregon se është një lojë politike e tij”, tha ai.

Deputeti i LDK-së thotë se Haradinaj ka mbajtur në Qeveri tre ministra me aktakuza prej shumë kohësh dhe sipas tij Haradinaj me drejtësinë nuk qëndrojnë në të njëjtën anë.

Selmanaj thotë se zgjedhja më e mirë do të ishte vet shpërndarja e Kuvendit me 2/3 e votave dhe zgjedhjet të mbahen në shtator.

Duke folur për koalicionet e mundshme para ose pas zgjedhore, Selmanaj ka thënë se për LDK-në ndoshta e vetmja zgjedhje ka mbetur rishikimi i një koalicioni me Vetëvendosjen.

“Nëse bëhen bashkë LDK dhe Vetëvendosje, edhe nëse tjerat bëhen të gjitha bashkë nuk mund t’i afrohen as gjysmës së tyre”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Vdes në QKUK burri që u aksidentua para rreth një jave në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur personi që ishte aksidentuar para rreth një…

Podujevë: Arrestohet nën dyshimin se bashkëjetoi me të miturën, lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka…

Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?

“Minatorët” që nxjerrin Bitcoin nga matematika komplekse po marrin një ulje prej 50 për qind…

Ambasada e ShBA’së: Dhuna në familje s’është çështje private – mos duroni, raportojeni

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që…

Zvicër: Arrestohet 16-vjeçari nga Kosova, dyshohet se planifikonte sulm terrorist

Dy të rinj të moshës 16 dhe 15 vjeç janë arrestuar në Schaffhausen të Zvicrës…

Tahiri për Kurtin: Falë kundërshtimit të Asociacionit i morri 50% të votave, e pranon pa u skuqur fare

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online…

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se…

Superliga sjell sot derbin Ballkani – Drita, përballje interesante edhe në Gjilan

Java e 30-të në Superligën e Kosovës do të hapet sot, me tri ndeshje në…