Selmanaj: Fyerjet e njerëzve të VV-së ndaj Grenellit do të sjellin pasoja

Selmanaj: Fyerjet e njerëzve të VV-së ndaj Grenellit do të sjellin pasoja

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj ish emisarit të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk do të kalojë pa pasoja.

Sipas Selmanajt personaliteti i Grenell është denigruar e fyer më së shumti nga siç ka thënë ai, njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ajo çka është e rrezikshme për Kosovën është që ne kemi filluar ta thjeshtojmë rolin e zotit Grenell sa ishte emisar special i zotit Trump, e kemi personifiku dhe jemi marrë vetëm me personin e tij, e kemi fy duke e denigru personalitetin e tij dhe këtë e ka bërë më së shumti Lëvizja Vetëvendosje. Mendoj që kemi bërë shumë gabim. Zoti Grenell ka qenë emisar special i Trump, për LDK-në këtu është parë. Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj tij ka qenë shumë fyese që unë nuk besoj se do të kalojnë pa pasoja”, ka thënë Selmanaj në Kanal 10.

Shpërndaje në: