Selmanaj: Praktika e Qeverisë për OSHP-në, nënkupton kapjen e institucionit

Selmanaj: Praktika e Qeverisë për OSHP-në, nënkupton kapjen e institucionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me konkursin për anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Selamanaj ka thënë se nuk janë kundër përbërjes së Komisionit por që shqetësim mbetet procesi sesi ka ardhur në Kuvend.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po tenton ta kap këtë institucion.

“Ne nuk jemi kundër përbërjes së komisionit por shqetësim është procesi si ka ardhur në kuvend. OSHP është edhe pa bord funksional dhe për neve është e pakuptimtë kjo qasje dhe nënkupton kapjen e  institucionit. Në Kosovë ka më tepër se 4 raunde që praktika e konkursit nga ana e qeverisë përsëritet. Pasi të mbyllet konkursi, Qeveria i shton edhe tre emra tjerë. Qysh në start vendos pabarazi në prokurim. Kryeministri ka disa emra tjerë dhe nuk guxon që ky proces të vazhdojë kështu”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: