Semaforët nuk funksionojnë, kaos në Prishtinë

Semaforët nuk funksionojnë, kaos në Prishtinë

Semaforët janë ndalur nëpër Prishtinë, duke shkaktuar kaos në trafik, më shumë se cdo herë tjetër. Qytetarët janë bllokuar nëpër rrugë.

Menjëherë pas orës 16:00, kur një pjesë e madhe e qytetarëve përfundojnë orarin  e punës, është bllokuar trafiku në kryeqytet.

Për shkak të ndërprerjeve të rrymës në pjesë të ndryshme të qytetit, nuk po funksionojnë as semaforët.

Qytetarët tregojnë se kanë mbetur të bllokuar nëpër rrugët e Prishtinës, në mes të një kaosi që s’po zgjidhet.

Fotografi e publikuar nga Imer Mushkolaj (Facebook)

Shpërndaje në: