Semi pëson sulm paniku, Arbana Osmani ndërpret lidhjen direkte

Periskopi.com Showbiz

“Shkopi” që Fifi e përdori ditë më parë brenda shtëpisë së Big Brother ka nxitur reagime të shumta si brenda shtëpisë por edhe jashtë saj.

Gjatë spektaklit sonte në Big Brother kjo gjë u diskutua sërish, e Arbana Osmani lexoi komunikimin zyrtar të Big Brother, ku ai iu kishte komunikuar Fifit dhe Monikës ta ndërprisnin lojën që po bënin.

Semi Jaupaj, këngëtarja e cila vuan nga ankthi dhe përdor ilaçe, e ka përjetuar sërish keq këtë diskutim që po bëhej sonte dhe ato momente pëson sulm paniku.

Arbana menjëherë ka ndërprerë lidhjen me banorët derisa ka thënë se do të lidhen pas pak, pasi Semi të qetësohet.