Semi prek publikun: Vuaj nga ankthi, s’kam asnjë kujtim të bukur nga vitet e fundit

Semi prek publikun: Vuaj nga ankthi, s’kam asnjë kujtim të bukur nga vitet e fundit

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi.

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shpesh herë janë gjendur duke rrëfyer përjetime intime. Duke biseduar me Sheilën, Semi ka ndarë dhe një detaj shumë të vështirë nga jeta e saj personale.

Ajo ka rrëfyer se prej vitesh vuan nga ankthi, dhe se kjo ka sjellë si rezultat edhe mbylljen e saj në vetvete.

‘’Jam person që dua t’i përballoj gjërat vetë dhe e kam shumë të vështirë të kërkoj ndihmë. Më kishin kapur disa herë kriza paniku por refuzoja kategorikisht që të pija ilaçe. Një ditë në makinë me Bojkenin nuk po merrja më dot frymë dhe i kërkova të shkonim në spital, atë ditë kam provuar ilaç për herë të parë.  Edhe mami im ka vuajtur nga kjo gjë dhe nuk doja ta shqetësoja’’, tha Semi e përlotur.

Semi shtoi se e gjithë kjo gjendje ja ka vështirësuar tepër jetën, dhe si pasojë 7 vitet e fundit të saj kanë qenë të mbushura me shumë pak çaste lumturie.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Shpërndaje në: