Senati i SHBA-së paralajmëron Rusinë nëse i shet shteteve tjera sistemin mbrojtës S-400

Senati i SHBA-së paralajmëron Rusinë nëse i shet shteteve tjera sistemin mbrojtës S-400

Një grup i ligjvënësve amerikanë i udhëhequr nga senatori Bob Menendez i ka dërguar një letër ku i ka kërkuar Departamentit të Shtetit  se çdo vend që blen sistemin e mbrojtjes ajrore ruse S-400 do të përballet me masat e reja ndëshkuese siç i përcakton “Kundërshtarët e Amerikës nëpërmjet Aktit të Sanksioneve” (CAATSA).

“Ne sot po shkruajmë specifikisht mbi raportimin e negociatave mes Rusisë dhe vendeve që blejnë sistemin ajror mbrojtës S-400 dhe ata do të përballen me sanksionet siç i parasheh CAATSA,” thuhet në letrën e ligjëvënësve amerikanë. “Në çdo rrethanë, shitja e S-400 do të konsiderohet si një transaksion i rëndësishëm dhe ne presim që çdo shitje të rezutojë me një evidencë.”

Ligjëvënësit gjithashtu kanë kërkuar që Departamenti i Shtetit të ofrojë analiza të hollësishme mbi statusin aktual të bisedave për shit-blerjen e S-400 ndërmjet Rusisë, Kinës, Turqisë, Indisë, Arabisë Saudite, Katarit dhe ndonjë vendi tjetër, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Kërkesa e senatorëve bazohet në nxjerrjen e një burimi nga Shërbimet e Studimeve të Kongresit, të cilët kanë publikuar se Rusia është duke u përgaditur të bëjë marrëveshje për sistemin ajror mbrojtës me shtete të ndryshme.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB), Drejtoria Kryesore e Inteligjencës dhe gjashtë individë rusë u sanksionuan sipas legjislacionit të CAATSA./Periskopi/

Shpërndaje në: