Senatori i fuqishëm amerikan, Graham: S’kemi çare pa u kthy në Afganistan

Senatori i fuqishëm amerikan, Graham: S’kemi çare pa u kthy në Afganistan

Senatori republikan, Lindsey Graham, i ka thënë BBC-së që besonte se trupat amerikane “do të kthehshin në Afganistan” në të ardhmen.

Duket folur për HARDtalk, ai tha “S’kemi çare [të kthehemi] sepse kërcënimi [nga terrorizmi] do të jetë tepër i madh.”

Trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani para një jave pas 20 vitesh qëndrimi në këtë vend, përcjell Periskopi.

Menjëherë sapo kishte nisur procesi i largimit të trupave amerikane, kishin nisur fitoret e njëpasnjëshme të talebanëve të cilët nga 15 qershori e kanë kapur edhe kryeqytetin Kabullin dhe tashmë pritet ta qeverisin vendin në ligjin e sheriatit.

Graham është një ndër senatorët më popullorë në kampin e Partisë Republikane. Ai vlerësoi lart punën e Donald Trump në Lindjen e Mesme derisa kritikoi administratën Obama./Periskopi

Shpërndaje në: